Ushtaraku shqiptar pjesë e pushtetit të ri në Siri thotë se Kosova e kërkoi njohjen nga Damasku: Fatkeqësisht niveli ishte shumë i ulët

by informim peje

Ushtaraku shqiptar që është pjesë e pushtetit të ri në Siri, Ebu Katada Albani, ka thënë se Kosova ka kërkuar njohjen nga Damasku.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Interaktiv Talks” të gazetarit Xhemajl Rexha.

banner

Ebu Katada Albani ka thënë se është fatkeqsi që një kërkesë e tillë ka ardhur nga një nivel shumë i ulët, siç ka thënë ai nga një zv.ministër i pushtetit lokal.

“Në të njejtën kohë fatmirësisht dhe fatkeqësisht ka një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Qeverisë së re të Sirisë, por fatkeqësia është se kjo kërkesë nuk erdhi në nivelin e duhur, për shkak se ka ardhur në nivelin e zv.ministrit të qeverisë lokale më sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se një kërkesë e tillë duhet të bëhet në nivel presidenti apo të kryeministrit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy