Prokurorët që po hetojnë sulmin e ndodhur në Mynih disa ditë më parë, dyshojnë se motivet janë fetare. Prokurorja publike e Munihut, Gabriele Tilmann, u ka thënë gazetarëve se i dyshuari ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në gjuhën arabe, kur është ndaluar, dhe ajo ka sugjeruar që burri afgan “mund të ketë pasur motiv islamist”.
Një vajzë dyvjeçare është në mesin e dy personave që janë plagosur rëndë në sulmin që ka ndodhur afër stacionit në qendër të Munihut të enjten. Ajo është nën kujdes intensiv. Edhe tetë persona tjerë janë plagosur seriozisht. Duke përditësuar të dhënat për viktimat, policia ka thënë se 32 kanë qenë burra dhe katër gra.
Për këtë rast është raportuar 10 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani, të cilat kanë mbetur në hije nga një mori sulmesh që janë kryer prej imigrantëve. Dy prej sulmuesve të dyshuar janë prej Afganistanit.