Aksident në Shkrel të Rugovës, Autobusi rrokulliset jashtë rrugës

by engel

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Shkrel të Rugovës, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur dhe për pasojë 17 persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për të pranuar ndihmë mjekësore.

banner

Ndërkaq, rasti po hetohet nga Nësia e Trafikut Rajonal.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy