Gjilan: Dogana sekuestron 20 kova me mjaltë me origjinë nga Serbia

by engel

Dogana e Kosovës njofton se ka zbuluar dy raste të kundërvajtjeve doganore. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se në fshatin Kokaj të Gjilanit, janë ndaluar dy automjete me targa serbe që po drejtoheshin nga shoferë, të dy shtetas të Serbisë.Gjatë kontrollit të automjeteve, thuhet se janë gjetur 20 kova me rreth 510 kilogramë mjaltë, të cilat, siç njofton Dogana e Kosovës, nuk kishin dokumente përcjellëse.

Ndërkaq, vlera e tregut ishte rreth 5 mijë euro, theksohet në njoftim. “Automjetet dhe mallërat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme”- thuhet në njoftimin e doganës, të lëshuar sot, më 15.02.2025.Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet doganore të Kosovës.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy