14
Për të shtunën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, duke sjellur reshje lokale shiu, shqote dhe bore.
Reshjet pritet të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa gjatë pasditës pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara, kryesisht në ato malore.
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7°C.