81
Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar tre të dyshuar, dy prej tyretë mitur, pasi në orët e para të së premtes kanë sulmuar fizikisht një person në Fushë-Kosovë.
Pas sulmit, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, por arritën të arrestoheshin.
Siç njofton Policia, dy prej tyre të mitur u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.