Cluj e prezanton Lindon Emërllahun me këngën “Mora Fjalë” të Adem Jasharit

by Nexhat

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu para pak ditësh e ka kompletuar transferimin te klubi rumun, CFR Cluj.

Emërllahu në Kosovë ishte pjesë e Ballkanit, klubi i cili përfitoi 700 mijë euro për shitjen e tij

banner

Cluji sot e luan ndeshjen e radhës në Superligën e Rumanisë ndaj Politehnica, me ndeshjen që nis nga ora 15:00 .

Para ndeshjes, klubi rumun e ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, duke shfaqur fanellën e Emërllahut.

Videos ia ka bashkangjitur edhe këngën “Mora Fjalë” të Adem Jasharit.

Cluji është i dyti në Superligën e Rumanisë, por me një fitore do të dilte në vendin e parë, me një pikë më shumë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy