Real Madridi mbeti tejet i nervozuar me vendimin e gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero për ta përjashtuar Jude Bellingham me karton të kuq ndaj Osasunas.
Mesfushori anglez dyshohet se kishte përdorur fjalor të rëndë ndaj tij, ani pse ai ka pretenduar se fjalët janë përkthyer gabimisht nga gjyqtari.
Përjashtimi nga loja i Bellingham i kushtoi rëndë Real Madridit pasi në pjesën e dytë ata humbën epërsinë minimale që kishin krijuar në pjesën e parë duke bërë që ndeshja të përfundonte baras.
Drejtuesit e ‘Los Blancos’ pritet që ta apelojnë kartonin e Bellingham pasi një rast i ngjashëm që kishte ndodhur më parë në La Liga i jep shpresë se do ta fitojnë këtë garë.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Mason Greenwood ishte përjashtuar gjatë duelit mes Getafes dhe Rayo Vallecanos sezonin e kaluar pasi dyshohej se kishte përdorur fjalor të rëndë ndaj gjyqtarit Jorge Figueroa Vazquez.
Megjithatë, më vonë ishte konfirmuar se përkthimi i fjalëve ishte i gabuar dhe Komiteti i Garave vendosi në favor të Greenwood, duke ia hequr kartonin me efekt të menjëhershëm.
Bellingham do të shpresojë se rasti i tij do të ndjekë të njëjtën rrugë si ai i Greenwoodit, në ndërkohë Real Madridi do të ketë shumë nevojë për të në vazhdim, duke marrë parasysh se janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit në kampionat