Kosova bashkohet me Konventën e Lubjanës-Hagës, për hetimin e krimeve të rënda ndërkombëtare

by Nexhat

Republika e Kosovës ka nënshkruar Konventën e Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Konventa u nënshkrua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, z. Agron Bajrami, të premten në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Belgjikës, transmeton klankosova.tv.

banner

Mbretëria e Belgjikës është shtet depozitar i Konventës së Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare, ndërsa deri më tash nënshkrimi i saj është bërë nga më shumë se dyzet shtete të tjera.

Qëllimi i Konventës së Lubjanës-Hagës është të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale mes shteteve palë, me synimin për të forcuar luftën kundër mosndëshkimit për krimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe aty ku është e zbatueshme, krimeve të tjera ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy