Llapi mposht Feronikelin ‘74 me rezultat bindës

by Nexhat

Llapi ka gjetur rrugën tek fitoret në kampionat, pasi kanë triumfuar me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar. 

Në pjesën e parë nuk pati aq shumë raste për gol, megjithëse llapjanët ia dolën ta gjejnë golin e avantazhit. 

banner

Ishte Valmir Veliu ai i cili u përkujdes për t’i dhënë epërsinë Llapit në këtë takim duke realizuar për 1-0 në minutën e 10-të. 

Gjatë pjesës së dytë, Llapi ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera duke siguruar fitoren e parë në kampionat pas shumë kohësh. 

Në minutën e 62-të lojtari vendas Armend Halili shënoi në rrjetën e portës së tij për epërsinë e Llapit prej 2-0. 

Për epilogun përfundimtar të ndeshjes 3-0 në skenë doli sërish Veliu, i cili shënoi sërish në minutën e 66-të pas asistimit të Ardit Tahirit

Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 21 pikëve të grumbulluara, por vazhdon të mbetet në pozitën e nëntë në tabelë, teksa Feronikeli ‘74 me vetëm 10 sosh mban pozitën e dhjetë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy