PDK në Shtime e shqetësuar mbi gjetjen e fletvotimeve të pavulosura që mbajnë numrin e VV-së

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime, ka denoncuar publikisht parregullistë tashmë të njohura si “treni bullgar”, ku dyshohet se janë future fletëvotime të pavulosura e që mbajnë votën për VV-në.

Kjo degë, ka ftuar urgjentisht prokurorinë të marrë masa, në përputhje me ligjin, pasi sipas tyre është manipuluar me vullnetin politik të qytetarëve.

banner

E plotë:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega Shtime, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me gjetjen e disa fletëvotimeve të pavulosura e që mbajnë numrin e subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Numërimit në Shtime. Kjo ngre dyshime serioze për keqpërdorimin e vullnetit të qytetarëve të Shtimes gjatë procesit të votimit andaj i bëjmë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje, për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor. Çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin e qytetarëve është e papranueshme dhe cenon rëndë demokracinë tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy