Përmbytje, stuhi dhe rrezik për tornado në SHBA, evakuohen dhjetëra banorë

by Nexhat

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në jugun e SHBA

Gjatë gjithë të shtunës dhe gjatë orëve të natës, pati paralajmërime të shumta për përmbytje që shtriheshin në pjesë të Kentakit, Tenesit, Virxhinias Perëndimore dhe Karolinës së Veriut

banner

Në Kentaki, guvernatori Andy Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

“I gjithë shteti është nën kërcënim të konsiderueshëm nga mesnata deri në 4 të mëngjesit”, tha Beshear në një postim në “X”.

Përmbytjet serioze rreth liqenit Panbowl në Jackson çuan në evakuimin e një azili dhe një spitali si masa paraprake

Ndërsa në Tenesi, më shumë se 50 banorë të një azili të moshuarish në Macon County, rreth 65 milje në verilindje të Nashville, u evakuuan, sipas Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Qarkut Macon.

Edhe në Vinxhinia jugperëndimore autoritetet bënë thirrje për evakuime.

“Shumë zona të qytetit aktualisht po përjetojnë përmbytje, me lumë që pritet të rritet edhe më lart. Banorët në zonat e përmbytura më parë këshillohen të evakuohen menjëherë. Evakuimi nuk duhet të shtyhet” ka bërë thirrje departamenti i policisë në një postim në Facebook.
Stuhitë me erëra të forta dhe përmbytje të shpejta ishin kërcënimet kryesore, por ekzistonte edhe mundësia e tornadove

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy