Të dhënat nga numërimi i votave: Rezultatet s’lëvizin në web-faqen e KQZ-së prej të mërkurës, ende 7 vendvotime pa u procesuar

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i fundit. Shtatë vendvotime, sipas të dhënave elektronike, nuk janë procesuar prej atëherë.

banner

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 341,672 vota apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 184,499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147,827 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62,309 vota apo 7.45 %

Në bazë të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim thotë se “Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë”. Ai i tha Gazetës Express të mërkurën se është “praktikisht pothuajse e pamundur” që LVV-ja t’i sigurojë 50 apo 51 ulëse në Kuvend edhe pasi të jenë numëruar votat me postë. Për ta arritur në atë numër, ai tha se kësaj partie i duhen “mbi 90% të votave të diasporës”.

Cakolli vlerëson se procesi zgjedhor i 9 shkurtit është njollosur. Lënia e publikut në “një lloj terri informativ” dhe dështimi i sistemit elektronik të publikimit periodik të rezultateve, ai tha se e ka cenuar seriozisht besimin e votuesve dhe integritetin e këtyre zgjedhjeve.

Ndonëse KQZ-ja kishte planifikuar që deri në fund të shkurtit t’i kryente të gjitha procedurat deri te certifikimi i rezultateve, ai pret se certifikimi do të bëhet vetëm në mars, nëse nuk do të ketë ndonjë rast për rinumërim apo rivotim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy