Vedat Muriqi me dy gola i sjell fitoren Mallorcas – shpallet lojtar i ndeshjes  

by Nexhat

Vedat Muriqi ka shënuar dy gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të La Liga, mes Mallorcas dhe Las Palmasit që u mbyll 3-1.  

Muriqi fillimisht shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë.  

banner

Nuk vonoi shumë dhe Muriqi shënoi edhe golin e dytë Las Palmasit.  Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, me një goditje të fortë nga brenda zonës.   

Nga SofaScore, sulmuesi i Kosovës u shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.2. 

Ai luajti 86 minuta dhe përveç golave, ai goditi edhe shtyllën njëherë që ia mohoi het-trikun. 

Sulmuesi fitoi edhe shtatë duele dhe kishte edhe dy pasime kyçe për bashkëlojtarët. 

Muriqi ka gjashtë gola në La Liga këtë sezon, duke shtuar edhe dy asistime. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy