Andin Lokaj nuk heq dorë nga ato që tha për kryeministrin: Dhuratë për pavarësi, mesazh kundër autokracisë

by Nexhat

Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.

Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion, ai e quajti Albin Kurtin si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.

banner

Në pjesën e dytë, Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tij.

E komentatori Andin Lokaj në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.

“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj për Nacionalen.

Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.

“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj

Ky komentim nxiti reagime edhe në Vetëvendosje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy