Inspektorati Qendror i Punës ua ka uruar qytetarëve 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë postim, IQP ua ka rikujtuar të gjithë punëdhënësve dhe punëmarrësve që punojnë sot se dita e sotme duhet të paguhet sipas Ligjit të Punës për festat zyrtare.
“Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin që na sollën këtu. Si Inspektorat Qendror i Punës, vazhdojmë të punojmë për të siguruar të drejtat e punëtorëve dhe një mjedis pune të sigurt për të gjithë!**Rikujtojmë të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit të cilët punojnë sot që dita e sotme duhet të paguhet sipas Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës për festat zyrtare”, thuhet në postim.