Konfirmohet një rast me zgjebe në një shkollë fillore në Kumanovë

by informim peje

Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Romanovcë të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarët e shkollës.

Familja e nxënësit ka dorëzuar në shkollë certifikatën e mjekut. Ndërsa në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë.

banner

Dy rastet e mbetura janë të dyshimta dhe të dy nxënësit janë në izolim.

Shkolla ka marrë disa masa, përfshirë dezinfektimin.

Në terren kanë qenë të pranishme edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik, të cilët kanë bërë inspektim dhe kanë bërë të ditur më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy