KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 për qind të venvotimeve

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë deri të dielën ka përfunduar në 73.23 për qind të vendvotimeve.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve apo 1,855 nga 2,533.”

banner

Procesi i numërimit ka përfunduar në 19 qendra komunale të numërimit në: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Procesi i numërimit do të vazhdojë ditën e martë, në 19 Qendra Komunale të Numërimit. Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy