Kurti për krijimin e shtetit të Kosovës “histori shembullore dhe e fuqishme”:  E bekuar qoftë rruga krah Shqipërisë dhe SHBA’së

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke postuar një video në Facebook nga patrullimi i sotëm i FSK-së në Prishtinë

Kurti ka thënë se Kosova është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij

banner

Tutje, Kurti thotë se “e bekuar qoftë Republika e Kosovës krah Shqipërisë, SHBA-ve dhe aleatev evropianë”.

“Në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit tonë është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore, të përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhe këmbënguljes së tij për shtet. Republika jonë njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por mund të jetë shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes për krijimin e tij. Sot është shtëpia e popullit tonë te e cila strehohemi dhe jetojmë të gjithë ne, pa dallime kulturore dhe shoqërore, etnike dhe fetare, me bashkëpjesëmarrje dhe të barabartë”.

“Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. E bekuar qoftë rruga e Republikës së Kosovës krah Republikës së Shqipërisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tona aleate evropiane dhe të tjera perëndimore. E ndritur qoftë e ardhmja jonë dhe e gjithë fëmijëve tanë, në paqe dhe përparim. Urime 17 Shkurti! Urime 17 vjet pavarësi”, ka shkruar Kurti në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy