Në fushatë i kishte cak sulmi, në fjalimin për pavarësinë Kurti thotë se liria medias garantohet

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore në shumë tubime ka folur me tone të ashpra ndaj mediave dhe gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), disa herë e ka dënuar gjuhën e Kurtit ndaj mediave.

banner

E tash Kurti thotë se liria e mediave garantohet në Kosovë.

Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një fjalimi në pritjen e organizuar për ndër të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Të drejtat e grave, të pakicave, të kategorive të tjera sociale, pavarësia e pushteteve dhe liria e medias respektohen e zbatohen në Kosovë, madje më shumë e më mirë sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e në disa raste edhe më gjerë se kaq”, ka thënë Kurti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy