Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij

by Nexhat

Neymar Junior është duke u munduar ta rikthejë formën e tij të dikurshme 12 vjet pasi u rikthye tek Santosi.

Një penallti, atë të shndërruar në gol ndaj Agua Santa, ia mundësoi që ta prishte agjërimin prej më shumë se një viti shkaku i lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju, e i cili ia pamundësoi që t’i tregonte vlerat e tij në Arabinë Saudite, respektivisht në ekipin Al Hilal.

banner

“Të qetë, duhet të jemi të qetë”, deklaroi për “TNT Sports BR” përfaqësuesi brazilian pasi kontribuoi në fitoren me rezultat 3:1,

“Ky është vetëm fillimi i një epoke të re në Santos”, shtoi ai.

Sa i përket kontratës, e cila do të vlejë vetëm në qershor, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit tha:

“Nuk doja ta bëja një kontratë afatgjate sepse nuk e dija nëse do të kthehesha, nuk e dija se si do të ndihesha duke luajtur. Mendoj se gjithçka mund të ndodh. Kontrata që e kemi bërë, e kemi nënshkruar duke mos menduar që do t’i shërbejë veç njërës palë. Njëri po e ndihmon tjetrin. Santosi po më ndihmon mua, mi ka hapur dyert për ta rigjetur lojën dhe gëzimin”, shtoi Neymar, duke iu përgjigjur deklaratave të babait të tij, i cili tha se i biri nuk ka shkuar në Santos për të qëndruar vetëm pesë muaj

“Santosi e di se çfarë dashurie ndiej për këtë klub, për respektin që e kam për të. Derisa jam në fushë, ku është vendi që më pëlqen më së shumti të jem, do të jap 100% nga vetja. Ta shijojmë këtë moment, çdo ndeshje. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për Santosin, jam i sigurt. Santosi do të ringritet dhe do të rikthehet në krye, ku e meriton të jetë”, nënvizoi tutje Neymar.

Në fund, ai foli edhe për golin e shënuar në kampionatin Paulista.

“Jam i lumtur për lojën që e bëmë, të gjithë duhet të jenë të kënaqur. Ndihem i lumtur sepse po luaj gjithnjë e më shumë, po e ndiej se po përmirësohem fizikisht. Është e qartë se nuk jam ende në 100% të formës sepse i kam luajtur vetëm katër ndeshje, por po përmirësohem”, përfundoi Neymar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy