Nuk u pa në asnjë aktivitet, Konjufca uron pavarësinë përmes Facebookut

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.

Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.

banner

Ai u shpreh se shteti i Kosovës, ka në themel gjakun e dëshmorëve.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, tha ai.

“Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, u shpreh Konjufca transmeton Klankosova.tv

Kreu i Kuvendit sot nuk u pa në asnjë aktivitet për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy