42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga parakalimi i Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, organizuar për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ajo ka shprehur krenarinë e saj për institucionet e sigurisë, duke theksuar se mbrojtja e lirisë është një detyrë e përhershme.
“Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Krenarë me ushtrinë dhe policinë tonë!”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.