Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në Ferizaj, dy të arrestuar dhe një i plagosur

by informim peje

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, e një tjetër është dërguar me emergjencë në spital pas një përleshjeje fizike.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

banner

Në rrugën “Rexhep Bislmi”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat bëhet e ditur se erdhën pas një përleshje fizikë mes disa personave.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, tha Veseli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy