Sherri me Gertën, Valbona: Do e padis për shpifje, po luan me moralin tim

by informim peje

Sherri mes Valbonës dhe Gertës vazhdon të jetë temë në shtëpinë e BBVIP4. Valbona akuzon konkurrenten se po luan me moralin e saj.

Debati mes Rozanës dhe Valbonës:

banner

Valbona: “O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për trekëndëshin G Ban, Laert, ti”.

Rozana: “S’e kam thënë për atë punë.

Valbona: “Por ajo femër… Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi njëfarë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi”.

Rozana: “Nuk ndryshon ajo, se ashtu është”.

Valbona: “Por duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.

Rozana: “Të kuptoj totalisht që je rënduar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy