Abdixhiku e pret në seli ambasadorin italian, flasin për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e LDK’së karshi zhvillimeve të fundit.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.”

banner

Abdixhiku theksoi “rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike”.

“Në fund të takimit kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy