Bisedimet për paqen në Arabinë Saudite, Dmitriev: Shpresojmë që SHBA të dëgjojë qëndrimet tona

by informim peje

Rusia ka reaguar për bisedimet që do të zhvillohen sot, në Arabinë Saudite me SHBA-në për paqen në Ukrainë.

Shefi i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, Kirill Dmitriv ka deklaruar se shpreson që SHBA të dëgjojë qëndrimet e tyre në tryezën e bisedimeve.

banner

“Shpresoj që zyrtarët amerikanë të dëgjojnë dhe qëndrimet e Rusisë, pasi kjo mund të sjellë dhe zgjidhjen e shumë problemeve së bashku.” tha Dmitriv

Ai ka luajtur një rol në kontaktet e hershme midis Moskës dhe Uashingtonit, gjatë mandatit të parë të Donald Trump si president.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka theksuar gjithashtu se fillimi i bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Riad, nuk do të ketë ndikim në bashkëpunimin e Moskës me Teheranin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy