Bislimi në Varshavë, atë që ndodhi me faqen e KQZ-së e trajton në kuadër të kërcënimeve të sigurisë evropiane

by Nexhat

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Polonisë ku do të marrë pjesë në një takim joformal të Këshillit për Çështjet të Përgjithshëm të BE-së, shkruan Gazeta Express.

Bislimi ka përmendur atë që ka ndodhur me faqen e KQZ-së në mbrëmjen e 9 shkurtit, duke e trajtuar si një kërcënim të sigurisë evropiane.

banner

“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi pasur zgjedhje javën e fundit dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së”, ka thënë Bislimi.

Ai gjithashtu ka folur edhe për “prodhim” të përmbajtjes “deep fake”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy