E-Kosova, tani me aplikacion për telefon

by informim peje

Platforma për shërbime e-Kosova, tani edhe mund të shkarkohet si aplikacion.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

banner

Nga certifikatat e deri të aplikimi për grante e shtesa, tani mund të kryhen si shërbime përmes aplikacionit që është i disponueshëm si në iOS, ashtu edhe në Android.

“e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android. Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset. Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë! Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!” njoftoi Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy