E quajti të paedukatë, Xheneta Fetahu i reagon psikologes: S’kam pasur asnjëherë probleme mendore, për këtë deklaratë shihemi në gjyq

by Nexhat

Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale.

banner

“Le t’i vjen turp për moshën që ka që gënjen, i thotë vetes psikologe profesionale vetëm psikologe nuk mundesh me qenë, unë s’kam patur asnjëherë probleme mendore”, iu drejtua modelja.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje i tha: “Për deklaratën tënde që e ke bërë do të shihemi në gjyq”

Psikologia nga ana tjetër ia bëri të ditur se nuk ka thënë në asnjë moment që ka probleme mendore dhe se është keqkuptuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo i kërkoi Xhenetës që ta shihte sërish videon pasi nuk është shprehur në një mënyrë të tillë.

Fetahu dukej shumë e ngarkuar, në një gjendje të rënduar emocionale, pas gjërave që janë thënë së fundmi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy