Festival golash në Lisbonë, Benfica nxjerrë biletën për 1/8 e finales

by Nexhat

Plot gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen mes Benficas dhe Monacos, të zhvilluar të martë mbrëma në Lisbonë.

Ndeshja përfundoi 3:3, ndërsa në një të tetën e finales avancoi Benfica, falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Monaco.

banner

Kerem Aktukoglu shënoi për epërsinë 1:0 të Benfica.

Monaco u përgjigj me dy gola. Për 1:1 shënoi Takumi Minamino në minutën e 32-të, ndërsa për 2:1 Eliesse Ben Seghir në minutën e 51-të.

Ndeshja më pas u bë edhe më dramatike

Vangelis Pavlidis realizoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të për 2:2, ndërsa në epërsi 3:2 Monaco kaloi në minutën e 81-të me golin e George Ilenikhena.

Por mesfushori turk, Orkun Kokçu shënoi tjetër gol për Benfican në minutën e 84-t. Ai shënoi për barazim të rezultatit në 3:3.

Shifrat më nuk ndryshuan dhe me rezultatin 4:3, Benfica avancon në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy