Kapet sasia rekord e kokainës në portin italian

by informim peje

Guardia di Finanza në Reggio Calabria, në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave, sekuestroi një ngarkesë prej mbi 780 kg kokainë të pastër në portin e Gioia Tauro.

Pakot me pluhur të bardhë u gjetën të fshehura pas inspektimit të tre kontejnerëve të dyshimtë që vinin nga Amerika e Jugut dhe kishin destinacion disa porte në Itali dhe Spanjë.

banner

Disa pako ishin fshehur brenda qindra thaseve me peletë, ndërsa të tjerat ishin fshehur brenda një zgavre në ndarjen e motorit të kontejnerit frigorifer që transportonte peshk të ngrirë.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, teksa autoritetet vijojnë punën për gjetjen e rrjetit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy