Konsullata e Kosovës në Shtutgart i reagon Kryeziut, mohon se ishte bashkëorganizatore me Qendrën Islame Shqiptare për festën e pavarësisë

by Nexhat

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, në një reagim mohon se ka pasur rol të bashkë-organizatores në festën e pavarësisë me Qendrën Islame Shqiptare, siç ka deklaruar në postimin e tij në Facebook Ismet Kryeziu nga DnV, i cili tha se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare.

Gjithsesi në reagimin e saj, Konsullata thotë se  “ka marrë pjesë në aktivitetin tjetër të organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Shtutgart, po në të njëjtën ditë, gjithashtu në cilësinë e pjesëmarrësit….”

banner

Andaj, “Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart e ka për obligim tu shërbejë të gjithë bashkatdhetarëve, pa dallim…”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

I nderuar z. Kryeziu,

Në një nga postimet tuaj në llogarinë e Facebook-ut, keni bërë një reagim lidhur me pjesëmarrjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart në aktivitetin e organizuar nga Qendra Islame në Shtutgart për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për hir të saktësisë, dëshirojmë të sqarojmë se ky aktivitet është organizuar nga Qendra Islame në Shtutgart, ndërsa Konsullata ka marrë pjesë vetëm si pjesëmarrëse, në përputhje me ftesën që e keni të bashkëngjitur, dhe nuk ka pasur rol të bashkorganizatorit, siç është përmendur në postimin tuaj. Në paragrafin e fundit mund të shihni falenderimin për organizatorin.

Gjithashtu, Konsullata ka marrë pjesë në aktivitetin tjetër të organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Shtutgart, po në të njëjtën ditë, gjithashtu në cilësinë e pjesëmarrësit, ashtu si dhe në dhjetra aktivitete të tjera të organizuara nga komuniteti shqiptar në Baden-Ëürttemberg.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart e ka për obligim tu shërbejë të gjithë bashkatdhetarëve, pa dallim, dhe të mbështesë aktivitetet e komunitetit shqiptar, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve të Kosovës.

Ndërsa në FB është publikuar edhe njoftimi për festën e 17 Shkurtit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy