“Presidenti Bush e ndryshoi planin” – Çitaku për deklaratën e George Bush se SHBA e njeh Kosovën

by informim peje

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në rrëfimin dje për ditën e Pavarësisë së Kosovës, tha se çdo gjë ishte e planifikuar për një javë.

“Ka qenë shumë interesant se saktësisht çdo gjë për një javë të tërë, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Një ditë para shpalljes së pavarësisë kryeministri Thaçi thirri konferencë për media, u lidhën Live CNN, BBC, ai e bëri publike që do ta themi në një zyre për komunitete. Edhe kjo ka qenë kërkesë ndërkombëtare”, tha Çitaku në Rubikon.

banner

Ajo tregoi edhe për befasinë që kishin marrë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Bush ishte në Afrikë, në një vizitë shtetërore, dhe nga Afrika ia prishi skenarin, e pyeti dikush nga gazetarët. Unë isha duke thënë një intervistë për BBC, dhe ajo zonja më ndërpreu tha një moment, sepse Zoti Bush sapo e njohu pavarësinë e Kosovës. Në agjendën tonë ishte më vonë dikur edhe pse letra formale na erdhi më vonë siç ishte planifikuar. Por presidenti Bush ka qenë i tillë”, tha Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy