Samit i dytë për Ukrainën, Macron pret të mërkurën liderët nga vendet e BE dhe jashtë unionit, në tryezë dhe Kanadaja

by Nexhat

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se të mërkurën, (19 shkurt), do të mbahet samiti i dytë për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, ku do të marrin pjesë disa shtete evropiane dhe joevropiane, që nuk ishin pjesë e një takimi paraprak në kryeqytetin francez

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, në samitin e 19 shkurtit do të marrin pjesë edhe Kanadaja, Norvegjia, Estonia, Letonia, Lituania, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika

banner

Gjatë samitit të 17 shkurtit që u mbajt në Paris, udhëheqësit evropianë shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar garanci të sigurisë për Ukrainën, por ata paralajmëruan se niveli i këtyre garancive do të bazohet në pjesëmarrjen e Uashingtonit në rast të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të paqes.

Megjithatë, shumë udhëheqës shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kievin.

“Të gatshëm dhe me vullnet”, shkroi në X më 17 shkurt shefi i NATO-s, Mark Rutte.

“Ky është medimi im sa i përket takimit në Paris. Evropa është e gatshme dhe ka vullnet që të veprojë. Të udhëheqë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Gati dhe me vullnet që të investojmë më shumë në sigurinë tonë. Për detajet do të duhet të vendoset, por angazhimi është i qartë”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy