Takimi SHBA – Rusi: Dy shtetet do të krijojnë ekipe për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë

by engel

Përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe Rusisë u takuan ditën e sotme në Arabinë Saudite për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pjesë e tavolinës ishte Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se dy shtetet do të vendosin ekipe për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë. Lavrov tha se mes palëve u arrit dakordësi në tre pika kyçe, mes tyre për të rivendosur ambasadorët e në vendet e njëri-tjetrit.

banner

Sekretari Rubio tha nga ana tjetër se këto bisedime janë “hapi i parë i një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë”. Ajo që ka marrë vëmendje është fakti se në tryezë nuk ishte ftuar as Ukraina e as Europa.

Kremlini thotë se Putini është i përgatitur që të flasë me Zelensky-n nëse është e nevojshme. Nga ana tjetër, presidenti Zelensky thotë se nuk do të njohë asnjë marrëveshje paqeje që negociohet pa praninë e Ukrainës.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si janë shprehur palët kryesore në këtë çështje.

Çfarë thotë Rubio?

Sekretari Amerikan i Shtetit shoqërohej në këtë takim nga i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz.

Në një konferencë për mediat në Riad, Rubio tha se qëllimi i takimit të sotëm ishte vazhdim i bisedës telefonike mes Trump dhe Putin javën e kaluar dhe “krijimin e linjave të komunikimit”.

Rubio është i bindur se Rusia ka vullnetin që të nisë angazhimin në një proces serioz për t’i dhënë luftës në Ukrainë.

Ai tha se SHBA-ja e Rusia do të rivendosin ambasadorët në vendet e njëri-tjetrit. “Na nevojiten misione diplomatike vibrante që janë të afta të funksionojnë normalisht në mënyrë që të mund të vazhdojmë komunikimin në këto kanale”, tha Rubio.

Sa i përket mungesës së Ukrainës në takim, ai tha se “asnjë nuk po anashkalohet”. SHBA do të përfshijë edhe Ukrainën dhe BE-në në bisedime si dhe “çdokush i përfshirë në konflikt duhet të jetë në rregull me bisedimet, duhet të jetë i pranueshëm për ta”.

Për sanksionet kundër Rusisë, duhet të bëhen “koncesione” nga të gjitha palët për t’i dhënë fund çdo konflikti. Sipas Rubios, BE-ja, “do të duhet të jetë në tryezë në një moment, sepse ata kanë vendosur sanksione”.

Sipas Rubios takimi i sotëm është “hapi i parë i një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Çfarë thotë Lavrov?

Edhe ministri rus Sergei Lavrov foli për gazetarët pas takimit. Ai i quajti bisedimet shumë të dobishme. “Kam arsye të besoj se pala amerikane tani e ka kuptuar më mirë pozicionin tonë”, tha Lavrov.

Sa i takon ambasadorëve, Lavrov u shpreh se pasi SHBA të vendosë përfaqësuesin e vet më pas të njëjtën gjë do e bëjë edhe pala ruse.

Lavrov përsëriti komentet e mëparshme të Rusisë se çdo zgjerim i NATO-s dhe pranimi i Ukrainës do të ishte një “kërcënim i drejtpërdrejtë” për ta.

Për forca të mundshme paqeruajtëse në Ukrainë, Lavrov tha se në “çdo paraqitje nga forcat e armatosura nën ndonjë flamur tjetër nuk ndryshon asgjë. Sigurisht që është krejtësisht e papranueshme”.

Lavrov nuk komentoi përfshirjen e Ukrainës në bisedimet e ardhshme.

Çfarë thotë Zelensky?

Presidenti i Ukrainës nuk ishte në tryezën e bisedimeve. Megjithatë ai foli nga Turqia ku zhvilloi një takim me presidentin Erdogan.

Zelensky tha se Ukraina duhet të përfshihet në çdo bisedime paqeje.

“Duam që gjithçka të jetë e drejtë në mënyrë që askush të mos vendosë pas shpinës sonë. Ne nuk ishim ftuar në takimin ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne njësoj si shumë njerëz të tjerë. E mësuam nga media”, tha presidenti ukrainas.

Sa i përket territorit ai u shpreh se Ukraina nuk do të lëshojë pe nga fshatrat dhe qytetet e saj./tvklan.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy