Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë, policia jep detaje

by Nexhat

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

banner

Tutje ajo bëri të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera. Kujtojmë se institucionet mikrofinanciare në kryeqytet shpesh herë kanë qenë cak i grabitjeve të armatosura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy