Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është i burgosur pa gjyq enkas për ta mbajtur larg punëve të qytetit.
Por, siç shkruan kryebashkiaku puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet.
Postimi i Erion Veliajt:
Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.
Forca!