Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

by Nexhat

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht është ministre e Drejtësisë është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që ende nuk janë rezultate përfundimtare, Haxhiu ka marrë mbështetjen e mbi 76 mijë qytetarëve.

banner

Ajo ka gjithsej 76 mijë e 522 vota, duke lënë pas gratë tjera që garojnë për deputete.

Ndërkaq, listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.

Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili është gruaja më e votuara, me 34 mijë e 965 vota deri tani

Kurse, në listën e koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate, kandidatja Time Kadrijaj është gruaja më e votuar me 11 mijë e 891 vota.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.

Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy