Ardhmëria e futbollit në Kosovë dhe Shqipëri: Takim i rëndësishëm mes Agim Ademit dhe Armand Dukës

by informim peje

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është pritur në Tiranë nga homologu i tij nga Shqipëria, Armand Duka.

Këtë e bëri të ditur vetë i pari i FFK-së, duke zbuluar detaje nga biseda me presidentin e FSHF-së.

banner

“Në Tiranë isha i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw. Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”, ka shkruar Ademi.

Poashtu, numri një i FFK-së bëri të ditur se Presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim pati gjithashtu dakordim edhe për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, meqë Kosova aktualisht ka 16 gjyqtarë me stemën e FIFA-s.

Gatishmëria e presidentit të Federatës Holandeze të Futbollit për bashkëpunim është një vlerë e shtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ademi pranoi edhe një dhuratë nga Duka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy