Besim Aliti, sekretar i përgjithshëm i KOK-ut edhe për katër vite

by Nexhat

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut i ka dhënë besimin e plotë propozimit të presidentit Ismet Krasniqi që Besim Alitit t’i vazhdohet pozita e sekretarit të përgjithshëm edhe për një mandat. 

️BE i KOK-ut sonte ka mbajtur mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2025-2028, në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm. 

banner

Aliti është emëruar në këtë pozitë në shtator të vitit 2021, duke e mbajtur me sukses për katër vite. 

Puna, përkushtimi dhe sukseset e arritura gjatë mandatit të kaluar bënë që Bordi i ri t’i japë mbështetje të fuqishme, ka shkruar faqja e KOK-ut. 

Aliti është pjesë edhe e komisionit për EYOF në Komitetin Olimpik të Evropës, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, si dhe ka një bagazh të madh në sport dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy