Ish-koloneli Veseli: Nëse ushtari amerikan tërhiqet, politikanë të caktuar të Kosovës një ditë do të japin llogari

by Nexhat

Ish-koloneli Afrim Veseli, ka thënë se për ish-luftëtarët e UÇK-së, por edhe pjesëtarët e FSK-së, është tepër e dhimbshme veç të përmendet e lëre më të ndodh largimi i forcave amerikane nga Kosova.

Veseli tha se është e vështirë të flitet me saktësi se a do të tërhiqen forcat amerikane nga Kosova, por sipas tij, me ardhjen e presidentit Trump shumëçka ka ndryshuar.

banner

“Duhet ri-dizajnim i rendit të ri botëror, e me këtë edhe ndryshimi i aleancave. Tërheqja eventuale e ushtrisë amerikane, që për ne ish-luftëtarët e UÇK-së e edhe pjesëtarët e FSK-së, është tepër e dhimbshme veç të përmendet, e lëre më të ndodhë”.

“Vite e vite së bashku, thjeshtë vëllezër armësh. Ata për ne ishin vëllau i madh, bukfalisht. I gjithë suksesi i yni, pra i FSK-së, ndërlidhet me ushtarin amerikan. Çdo problem e sfidë që kishim, ata i kishim para dhe pas, dhe me ne në rresht, e FSK, ka ecur përpara. Pra është kjo që e kemi, që Kosova mburret”, shkroi Veseli, transmeton Klankosova.tv.

Veseli tutje tha se për shumë, shumë vite, e në veçanti vitet e fundit, politika dhe politikanë “këtë miqësi, këtë vëllazëri mes ushtarëve të Kosovës dhe atyre amerikanë nuk e kanë kuptuar”, apo siç tha ai, me “arrogancë dhe me mospërfillje skajshmërisht jo bashkëpunuese e mendjemadhësi”.

“Nëse shikojmë pas, çdo problem në fushën e sigurisë që Kosova e ka pasur në veri apo jug, ishin ushtarët amerikanë, ishte flamuri amerikan që valëvitej në atë vatër krize dhe situata ndryshonte. Serbia me fallanga tërhiqej”.

Më tej, ish-koloneli tha se për 25 vite pas lufte, ishte Amerika dhe ushtari amerikan që i ofroi Kosovës siguri dhe mbrojtje pa asnjë kusht dhe pa asnjë pagesë.

“Plus asaj, ata mbështetën dhe ofruan çdë gjë që FSK dhe segmentet tjera të sigurisë t’i ngrisim dhe t’i bëjmë model në rajon dhe më gjerë”.

“Unë ende besoj fuqishëm se ushtria amerikane s’do të tërhiqet. Kosova dhe çdo gjë që ka Kosova, është puna e tyre, është paraja e investuar e popullit amerikan, për ne si Kosovë”, tha më tej ai.

Veseli tutje tha se Italia dhe trupat e saj, edhe nëse e marrin përgjegjësinë për mbrojtjen e Kosovës, “faleminderit, por asnjë në NATO s’janë si amerikanët, s’janë si ushtari amerikan që ndër vite ka ushqyer dashuri njëjtë si ne për Kosovën”.

“Tërheqja eventuale e tyre, që s’dua ta besoj, Kosovës dhe rajonit në Ballkanin Perëndimor, do t’i sjellë shumë brishtësi, e mos të them edhe konflikte, që nëse fillojnë, vështirë se do të menaxhohen”.

“Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja dhe Hercegovina, e mbushur me barut nga Dodiku, mjafton të mos kenë syrin vrojtues të ushtarit amerikan dhe për pak orë, Ballkani do të shpërthej si në vitet ‘90”, tha tutje ai.

Për këtë situatë, sipas Veselit, politikanë të caktuar, një ditë do t’i japin llogari Kosovës, që me veprimet e tyre sollën situatën që të ndërrojë gradualisht qëndrimi amerikan ndaj Kosovës.

“Por, ende ka pak kohë. Politikanë dhe njerëz Kosove, secili nga ju, është koha që secili të merrni rrugën për Amerikë dhe ta bëni betejën politike në tavolinë bisedimesh me Amerikën, që tërheqja e tyre do ta rrezikonte Kosovën që e krijuam bashkë”.

“Ushtari i Kosovës, thjeshtë vëlla arme e ka ushtarin amerikan. Tërësia territoriale e Kosovës pa ta, s’di se si do të jetë”, tha ish-koloneli Afrim Veseli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy