Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Qeverisë, në urim thuhet:“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”.
Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.