Kryeziu: Sistemi zgjedhor favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota

by Nexhat

Ismet Kryeziu nga Demokraci në Veprim ka thënë se sistemi aktual zgjedhor favorizon “lojalitetin dhe strukturën e partisë ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota”.

“Sistemi aktual zgjedhor favorizon lojalitetin dhe strukturën partiake, ku shumë deputetë mbështeten nga makineria e partisë për të siguruar vota. Përbërja e Kuvendit, me disa përjashtime, është kryesisht rezultat i këtyre strukturave.”

banner

Ai ka shtuar se nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm. Sipas tij një model i kombinuar mazhoritar- proporcional, i ndarë në 28 zona zgjedhore, do të siguronte përfaqësim më të drejtë dhe më të balancuar gjeografikisht.

“Nëse Kosova do të kishte një sistem zgjedhor me shumë zona, përbërja e parlamentit dhe dinamika e partive politike do të ndryshonin ndjeshëm. Një model i kombinuar mazhoritar-proporcional, i ndarë në 28 zona zgjedhore, do të siguronte përfaqësim më të drejtë dhe më të balancuar gjeografikisht, cilësi më të lartë të përfaqësimit, më shumë llogaridhënie dhe një lidhje më të afërt midis deputetëve dhe qytetarëve.”

Kryeziu ka thënë se kjo mund të ndryshohet vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhor.

“Nëse nuk jeni të kënaqur me përfaqësimin politik dhe mënyrën se si funksionon politika në Kosovë, këtë mund ta ndryshojmë vetëm përmes reformimit të sistemit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy