43
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kostoja e luftës në Ukrainë deri më tani është 320 miliardë dollarë.
“Rreth 120 miliardë dollarë kanë ardhur nga taksapaguesit ukrainas dhe 200 miliardë dollarë nga SHBA dhe BE”, deklaroi ai.
“SHBA-ja ofroi 67 miliardë dollarë armë si dhe mbështetje buxhetore”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë më parë se SHBA kërkon ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve minerale të tokës të rralla nga Ukraina në këmbim të mbështetjes së saj të vazhdueshme.
“Nuk janë 500 miliardë dollarë – kjo nuk është një bisedë serioze”, shtoi Zelensky, raporton BBC,