Putin: Trump më tha se Ukraina do të marrë pjesë në bisedime, Rusia e gatshme të negociojë

by Nexhat

Presidenti rus  Vladimir Putin citohet të ketë thënë se presidenti amerikan Donald Trump i tha atij se Ukraina do të merrte pjesë në bisedimet e ardhshme të paqes.

Ai gjithashtu ka thënë se do të ishte i lumtur të takohej me Trump, por ai takim ende duhet të përgatitet, shkruan The Guardian,

banner

Në reagimin e tij të parë pas bisedimeve të delegacioneve të SHBA-së e Rusisë në Riad të Arabisë Saudite, Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën.

Ai citohet nga agjencitë Interfax dhe Tass të ketë thënë se është gati t’u kthehet negociatave për Ukrainën, që është një prioritet për Rusinë.

Ai vlerësoi gjithashtu bisedimet SHBA-Rusi, duke thënë se qëllimi i tyre ishte të rrisnin besimin midis dy vendeve dhe se të dyja palët vepruan pa “paragjykim apo gjykim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy