Reagon OVL-UÇK: Kërkojmë nga Specialja që të japë një raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi

by Nexhat

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e tyre thuhet se janë të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk po reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe po ashtu që nuk po e mbajnë opinionin publik të infomurar për gjendjen shëndetësore të tyre,

banner

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, të martën Thaçi nuk ishte në seancë në Hagë për shkak se kishte përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy