Në listën e fundit të përditësimit nga numëri i votave të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë mbi 36 mijë vota, ndërsa Fatmir Limaj kryetar në partinë NISMA, ka marrë mbi 21 mijë vota.
Time Kadrijaj e Bekë Berisha kanë mbi 21 mijë vota, secili veç e veç.
Nga ky koalicion kanë marrë mbi 10 mijë vota edhe Lahi Brahimaj e Vesel Krasniqi.
Xhevahire Izmaku dhe Ardian Gjini kanë mbi 9 mijë vota.
Në bazë të kësaj liste deri më tani ky koalicion ka siguruar 8 deputetë, pesë deputetë AAK dhe tre deputetë Nisma.