Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se PD nuk do të pranojë kurrë një prokurori politike, si vegël e verbër e diktaturës. Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama një armik kombëtar, Berisha tha se ai po e përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës
“A nuk është ky që përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës? Dhe pastaj dalin mbështetës të saj dhe thonë mos e prek. Po është kretinizëm politik dhe më e pakta, në rast se ne pranojmë prokurori politike, e cila është vegël e verbër e diktaturës”, tha Berisha
Berisha u shpreh se kryebashkiaku Veliaj meriton 60 vite burg, por theksoi se “Rama nuk e dënoi për ato, por e dënoi pasi e di që do të humbë zgjedhjet dhe nuk do që ai të marrë partinë. Njëlloj si Mehmeti, Enveri nuk donte qe ta merrte Mehmeti “.
“Ua them unë ju, e ka një ngjashmëri. Absolutisht! E ka, se Aulon e shoh që po më sheh me çudi, po e ka. Pse e ka ngjashmërinë tani se mos kaloj nga tema në temë? E ka ngjashmërinë, se Erion Veliaj, unë ua thashë, i meriton 60 vite minimumi realisht, por problemi është se Edi Rama nuk e dënoi për ato.
Jo mor jo, e dënoi se e di se humbet zgjedhjet dhe nuk do që të merrte partinë. Njëlloj si Mehmeti. Enveri nuk donte që ta merrte Enveri. Po, absolutisht. Pra, një prokurori politike është një fatkeqësi kombëtare dhe o burra, t’i dalim zot.
Si mund t’i dilet zot? Po erdhi ai në Mynih dhe të tha, ju e keni armikun brenda, ju arrestoni opozitat, ju arrestoni gazetarët. Të gjitha kanë ndodhur në Shqipëri”, tha Berisha.
Lideri demokrat vijoi më tej, duke thënë se “Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij.
Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë.
Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën.
E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare”, tha Berisha