Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

by Nexhat

Një incident i rëndë ka ndodhur  në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Një vajzë portugeze, e cila ndodhej në tranzit drejt Amsterdamit, është përballur me një trajtim të papranueshëm nga autoritetet serbe

banner

Sipas dëshmisë së saj, e dokumentuar në një video të publikuar online, punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe keqtrajtuar atë vetëm për faktin se kishte veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Videoja e vajzës portugeze ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka shpërndarë pamjet e incidentit, duke e cilësuar trajtimin e saj si të papranueshëm dhe një tregues të qasjes diskriminuese në Serbi ndaj simboleve shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy